03-05-2024

Çfarë u diskutua në takimin Kurti-Mustafa, flasin zyrtarët brenda takimit

Takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Burimet e IndeksOnline brenda takimit kanë thënë se asgjë të re nuk ka pasur në bisedime nga herët e kaluara.

“Po mundohemi me gjet një marrëveshje për të qeverisur bashkë, mirëpo aktualisht nuk ka asgjë të re në këtë drejtim”, ka thënë burimi.

Ndryshe takimi mes Kurtit e Mustafës ka zgjatur tri orë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ky takim është zhvilluar një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi i dha afat 48 orë Albin Kurtit për ta dërguar emrin për kryeministër./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.