Chelsea fiton finalen
Chelsea është kampion i ri i Champions League.
Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel e ka mposhtur të shtunën Manchester Cityn.
Ndeshja e zhvilluar në Portogali ka përfunduar me rezultat minimal 1-0.
Goli është shënuar nga Kai Havertz në minutën e 42 pas një asistimi nga Mason Mount.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kanë pasur rastet e tyre, por rrjetat nuk janë prekur.