19-04-2024

Cilat janë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe?

Më 10 shtator, Kosova do të luajë ndeshjen e parë si vendas në kuadër të Ligës së Kombeve, përballë Ishujve Faroe, tre ditë pas takimit si mysafir me Azerbajxhanin.

Ndeshja pritet të luhet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” edhe pse akoma Federata e Futbollit të Kosovës s’ka marrë licencën.

Për gazetën Koha Ditore, FFK-ja ka treguar çmimet e biletave. Çmimi i tyre do të sillet nga dy euro deri në 50 për ato VIP. 2 euro do të kushtojnë biletat për tribunat pas portave, teksa 3 euro do të jetë çmimi për një biletë në tribunën lindore. Një biletë për tribunën perëndimore do të kushtojë 5 euro, ndërsa 10 euro është çmimi për një biletë në pjesën qendrore të tribunës perëndimore.

Biletat për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe do të dalin në shitje javën e ardhshme, kanë thënë në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Çmimi i biletave është i njëjtë me çmimin e biletave për ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës që u luajt javë më parë pikërisht në “Fadil Vokrri”./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.