Në kontekstin e kremtimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot në Prizren do të qëndrojnë 12 prefektë nga zonat më të rëndësishme të Shqipërisë, përfshirë edhe ata të Tiranës, Shkodrës e Vlorës, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.
Në programin zyrtar është paraparë që gjatë vizitës ata do të mirëpriten edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.
“Takimi do të mbahet në ndërtesën e ‘Shtëpisë së Bardhë’, ndërsa më pas bashkërisht do të vizitohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe disa objekte të tjera të qytetit të ndërtuara në shek XVI.
Pjesë e vizitës do të jenë:
1- Prefektja e Tiranës e para kolonele në historinë e Shqipërisë, Suzana Jahollari
2- Prefekti i Kukësit, kolonel në rezervë, Zenel Kuçana
3- Prefekti i Dibrës, kolonel në rezervë Nexhbedin Shehu
4- Prefekti Shkodrës, kolonel në rezervë Çesk Millja
5- Prefekti i Lezhës, major në rezervë, Gjergj Prendi
6- Prefekti i Elbasan gjeneral major në rezervë Maksim Malaj
7- Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, me arsim ushtarak
8- Prefekti i Durrësit kapiten i rangut të parë në Forcat Detare në rezerve, Roland Nasto
9- Prefekti i Fierit, kolonel në rezervë, Baki Bala.
10- Prefekti i Beratit, kapiten i rangut të parë të Forcave Detare në rezervë, Harilla Dafa
11 -Prefekti i Korçës, gjeneral brigade në rezervë, Dhori Spirollari
12 – Prefekt i Gjirokastrës, kapiten i rangut të parë të Forcave Detare në rezervë, Astrit Aliaj. /“gazetaeprizrenit.net”.