19-04-2024

Cilët janë 12 prefektët nga Shqipëria që sot qëndrojnë në Prizren?

Në kontekstin e kremtimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot në Prizren do të qëndrojnë 12 prefektë nga zonat më të rëndësishme  të Shqipërisë, përfshirë edhe ata të Tiranës, Shkodrës e Vlorës,  transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Në programin zyrtar është paraparë që gjatë vizitës ata do të mirëpriten edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

“Takimi do të mbahet në ndërtesën e ‘Shtëpisë së Bardhë’, ndërsa më pas bashkërisht do të vizitohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe disa objekte të tjera të qytetit të ndërtuara në shek XVI.

Pjesë e vizitës do të jenë:

1- Prefektja e Tiranës e para kolonele në historinë e Shqipërisë, Suzana Jahollari

2- Prefekti i Kukësit,  kolonel në rezervë, Zenel Kuçana

3- Prefekti i Dibrës, kolonel në rezervë Nexhbedin Shehu

4- Prefekti Shkodrës, kolonel në rezervë Çesk Millja

5- Prefekti i Lezhës, major në rezervë, Gjergj Prendi

6- Prefekti i Elbasan  gjeneral major në rezervë Maksim Malaj

7- Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, me arsim ushtarak

8- Prefekti i Durrësit  kapiten i rangut të parë në Forcat Detare në rezerve, Roland Nasto

9- Prefekti i Fierit, kolonel në rezervë, Baki Bala.

10- Prefekti i Beratit, kapiten i rangut të parë të Forcave Detare në rezervë, Harilla Dafa

11 -Prefekti i Korçës, gjeneral brigade në rezervë, Dhori Spirollari

12 – Prefekt i Gjirokastrës,  kapiten i rangut të parë të Forcave Detare në rezervë, Astrit Aliaj. /“gazetaeprizrenit.net”.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.