26-04-2024

Cilët janë numrat fitues për kuponët fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 10 Maj ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM1 2018.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,518.

Numrat potencial fitues janë 29, 19 dhe 51.

Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ëeb faqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 14 Maj deri me datën 18 Maj, nga ora 8:00- 16:00. Për më shumë informata vizitoni faqen e ATK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.