12-10-2024

Urbanizmi në Prizren brenda 3 muajve arkëton vetëm 25 mijë euro

Drejtoria për Urbanizëm e Komunës së Prizrenit në tremujorin e parë të këtij viti ka arëktuar shumë pak të hyra, shkruan sot Koha Ditore

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Financave, Dikasteri i urbanizmit në periudhën janar-mars 2018 ka arkëtuar vetëm 1.58 për qind të mjeteve të planifikuara për këtë vit.

Në raportin tremujor të hyrave vetjake shkruan se Drejtoria e Urbanizmit gjatë vitit 2018 kishte planifikuar të arkëtonte 1 milion e 611 mijë euro.

Ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti ka arritur të arkëtojë vetëm 25 mijë e 446 euro. Në periudhën e njëjtë raportuese të vitit të kaluar, Urbanizmi i Prizrenit kishte arkëtuar 496 mijë euro të hyra.

Asnjë koment

Comments are closed.