03-12-2024

Cilët janë tifozët prizrenas, që u futën në stadiumin e Bajernit për të bërë foto me Ronaldon?

Javën e kaluar është zhvillua ndeshja e parë e gjysmëfinales në Champions League në stadiumin ” Allianz arena” të Munihut, ndërmjet Bayern-it dhe Realit nga Madridi, e cila u përmbyll në favor të mysafirëve me rezultat 1:2.

Me të përfunduar takimi, disa shikues ia dolen që të futen në fushë përkundër masave të mëdha të sigurisë, vetëm e vetëm për të bërë foto me yjet e futbollit botëror , në radhë të parë me portugezin, Cristiano Ronaldo. Në mesin e tiofëzve që ia dolen mbanë për të realizuar qëllimin e tyre, ishin edhe dy të rinj nga Kobaja e Prizrenit, Almir dhe Admir Rramanaj.

Një gjë të tillë na e ka konfirmuar babai i tyre, Haxhi Rramanaj, ndërsa edhe ne e kemi vërtetuar këtë, duke hulumtuar në profilet në rrjete sociale të djelmoshave kobjanë që shihen edhe në këo fotografi të publikuara në medie të ndryshme ndërkombëtare.

Ndryshe, sonte nga ora 20:45 minuta në stadiumin ” Santiago Bernabeu” të Madridit, zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet gjigantëve të futbollit botëror, Real Madrid vs Bayern Munchen. /tvprizreni/

Asnjë koment

Comments are closed.