23-11-2024

Cili drejtor e pësoi “shishen kokës” në vend të kryesuesit në Asamblenë e Prizrenit (video)

Veprimi prej një kapadaiu nga asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Bardhi Avdaj e ka pësuar drejtori i ekonomisë dhe financave në këtë komunë, Ertan Simitçiu.

Avdaj që kishte synim ta godiste kryesuesin e Kuvendit nga VV-ja, Artan Abrashin më së shumti e pësoi Simitçiu i cili mori goditje në koke nga gjuajtja me shihen e ujit, raporton Insajderi.

Ky veprim i Avdajt erdhi me arsyetimin se nuk ia dha fjalën, kur drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, i kërkoi Avdajt që të deklarohej konkretisht për një kandidat për drejtor që nuk i plotësonte kushtet për drejtor.

Pas kësaj shefi i grupit të kuvendarëve të PDK-së, Simir Krasniqi reagoi për sjelljen e kolegut të tij, duke i thënë se një mënyrë e tillë e reagimit, nuk është në kulturën e PDK-së, por të Vetëvendosjes./Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.