25-04-2024

Cili është shqiptari që u gjet i murosur në një vilë në Itali/ Emri

Rezultatet e autopsisë së mjekësisë ligjore italiane kanë konfirmuar identitetin e trupit të personit të gjetur i murosur në një vilë luksoze në komunën Senago të Milanos.

Ai është Astrit Lamaj i zhdukur më janar të 2013 nga Genova e Italisë kur ishte 41 vjeç.

Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se ka qenë një vdekje e dhunshme e autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve të këtij krimi makabër.

Policia italiane informon se Astrit Lamaj ishte një person me precedent penal i lidhur me trafikun e drogës.

Ka qënë vëllai i viktimës, i cili ka denoncuar zhdukjen e Astrit Lamaj.

Hetimet e asaj kohe kishin vërtetuar se ai është  parë për herë të fundit në territorin e provincës së Monzës.

Trupi i murosur i Astrit Lamaj u gjet pak ditë më parë nga disa punëtorë gjatë punimeve që po kryheshin për restaurimin e vilës luksoze.

Vila është restauruar për herë të fundit 5 vite më parë në kohën e zhdukjes së Astrit Lamaj që sivjet do të mbushte 47 vjeç./360grade

Asnjë koment

Comments are closed.