20-04-2024

Çitaku: Kur foli Vasfija në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja dhe lotët

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se asnjëherë nuk ka parë më shumë emocione në Kongresin Amerikan se sot kur folur aty Vasfije Krasniqi Goodman.

Ajo thotë se Vasfije Krasniqi Goodman është heroina jonë.

“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja dhe lotët. Kam përcjell shumë seanca në Kongresin Amerikan. Asnjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikanë. Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë”, ka shkruar Çitaku./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.