19-04-2024

Mësuesit e “Fetah Sylejmanit” në Dragash e lidhin pushimin, ia vënë “drynin” shkollës

Por edhe pse e marta ka qenë ditë punë, stafi i shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Fetah Sylejamni” në Dragash e kanë bërë “Bajram”.

Gjatë ditës së sotme nuk është mbajtur mësim në këtë shkollë pasi që drejtori dhe arsimtarët e shkollës po qëndrojnë për pushim në Shqipëri.

Se nuk është zhvilluar procesi mësimor e ka konfirmuar edhe drejtori i shkollës, Flurim Çengaj, i cili ka thënë se kjo ditë do të zëvendësohet një të shtune.

Po është e vërtetë nuk është mbajtur mësimi, këtë e ka vendosur Këshilli Drejtues i Shkollës si dhe është njoftuar edhe DKA-Dragash. Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një të shtune të afërt“, ka thënë Çengaj për Indeksonline.

Gjatë ditës është provuar të kontaktohet edhe drejtori i Arsimit në këtë komunë, Vloran Cenaj por ky i fundit nuk është përgjigjur.

Indeksonline ka siguruar edhe një video ku shihet stafi i shkollës “Fetah Sulejmani” duke shijuar këtë ditë në bregdetin shqiptar. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.