26-04-2024

Çitaku: Refuzimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, gabim i rëndë

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se refuzimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington është gabim i rëndë i Qeverisë Kurti.

Çitaku ka thënë se nëse Qeveria ka ndonjë vërejtje në marrëveshje, ajo duhet të reagojë përtej deklaratave, përndryshe mendon se kjo marrëveshje duhet të respektohet në tërësi, pasi është e dobishme për Kosovën

“Refuzimi i marrëveshjes së Uashingtonit është gabim i rëndë politik. Nëse ka ndonjë dilemë duhet të diskutohet me SHBA-në, por Kosova ka dhënë zotim dhe nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Nëse ata mendojnë se është e dëmshme duhet të reagojnë përtej deklaratave. Duhet pasur shumë sukses sepse partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të trajtohen si lojtarë të brendshëm”, tha ajo në Rubikon.

Çitaku ka folur edhe për projektin e minishengenit, për të cilin tha se është produkt i eksponentëve të Partisë Demokratike në SHBA.

“Ka një vazhdimësi në politikat e SHBA-së, karshi Kosovës, Serbisë dhe dialogut. Çështja e minishengenit i cili është refuzuar fillimisht nga të gjithë në Kosovë është hartuar dhe projektuar nga eksponentë të Partisë Demokratike në SHBA , të cilët kanë pozicione të fuqishëm të administratës. Është menduar që mënyra më e mirë për të zhbllokuar dialogun është bashkëpunimi rajonal”, tha ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.