25-10-2020

Çka ndodhi me Xhavit Ukajn e LDK-së në Kuvend? Kamishi jep versionin e tij

Ndonëse u raportua se pati një përplasje me deputetin e LDK’së, Xhavit Ukaj, deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu jep një version tjetër të asaj që ndodhi në seancën e sotme, shkruan Gazeta Express.

Haxhiu thotë se nuk ka pasur përplasje sot në Kuvend mes tij dhe kolegut nga LDK’ja, por vetëm ka dashur t’ia japë ta nënshkruaj kërkesën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Avdullah Hotit.

Lexo Edhe:
Sipas deputetit të PDK’së, të njohur si Kamishi, Ukaj i LDK’së u vetofrua ta nënshkruaj mocionin ndaj kryeministrit nga partia e tij, por deputeti i Vetëvendosjes nuk ia dha.

“Nuk ka pas asnjë përplasje në Kuvend, deputeti i LDK-së z.Xhavit Uka po e kërkonte listen për nënshkrim të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Për befasi LVV edhe pse e ka inicuar mocionin për rrëzim të Qeverisë Hoti, nuk i’a ofroi deputeti z.Xhavit Ukaj mundësin që ta nënshkruaj atë”, ka shkruar Kamishi.

Një përplasje mes deputetëve Ukaj dhe Haxhiu u raportua se ka ndodhur sot në seancën e Kuvendit.

Gjithcka ndodhi në momentin kur Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë Haxhiut, që t’ia sjell mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“Bire këtu mocionin, unë ta nënshkruaj”, i ka Ukaj, Haxhiut, raporton Front Online.

Në këtë përplasje ndërhyri shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i cili kërkoi nga deputeti Xhavit Ukaj të ulet.“Ulu bre se nuk ka kuptim”, dëgjohet duke i thënë Gashi, Ukajt.

As Haxhiu dhe as Ukaj nuk e morën fjalën në Kuvend dhe përplasja duket se ka ndodhur pa mikrofonë, derisa deputetët e tjerë flisnin.

Ndryshe, deputeti Ukaj, muaj më parë është komentuar pasi ai i shkoi te vendi kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe iu vërsul për ta sulmuar fizikisht.

Asnjë koment

Comments are closed.