07-05-2024

Ish-Presidenti Clinton tregon momentin emocionues me kosovarin: U ul në gjunjë e më tha ‘falë teje familja ime është gjallë’

Presidenti Bill Clinton në fjalimin e tij para kryeministrisë ka treguar në moment emocionues me një shqiptar të Kosovës të cilin e ka takuar në SHBA.

Clinton tha se ai ishte një restorant dhe një kamerier ju ul në gjunjë e i tha se ‘falë teje familja ime është gjallë’.

‘Kur isha në një restorant në Nju Jork dhe një kamerier erdhi të merrte porosinë. Uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tejrë me të cilat isha nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe u shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova. Ai u çua foli pak për jetën familjare dhe tha vazhdoni kështu. Mos i hidhni njerëzit poshtë,. Ju keni ndërtuar këtu diçka të lavdishme dhe bëni q ënjerzit që të vijnë këtu që vendi i tyre te jetë më shumë si i juaji. Ju dikur ishit një derë e zymtë e mbyllur ndërkohë tani jeni një derë e hapur.’- tha Clinton.

Asnjë koment

Comments are closed.