06-05-2024

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 8-vjeçarit

Gjykata ka dënuar me burgim përjetëshëm Klodian Çalamanin, i cili përdhunoi e më pas vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiun. 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 nëntor 2022. Çalamani rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij Vasiun. Ai u arrestua në të njëjtën ditë pasi u dallua direkt vendi i sapopunuar në oborr, ku ishte groposur i riu.

Ngjarja tronditi të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.

Klodian Çalamani

Asnjë koment

Comments are closed.