18-04-2024

“Çmimi është 50 Euro në orë”, Pamjet, si funksionon rrjeti i prostitucionit në Tiranë

Prostitucioni në Shqipëri mbetet një plagë e fshehur e shoqërisë sonë. Pavarësisht se në Shqipëri nuk është i lejuar, këto veprime të paligjshme janë të përhapura në masë. E tillë është edhe një rast i investiguar nga emisioni Stop. Nga pamjet shihet sesi funksionon skema e një tutori që prostituon femra të moshave të ndryshme.

Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar një tjetër skandal. Përmes kamerës së fshehtë ka zbuluar se si funksionin rrjeti i prostitucionit në vendin tonë.

Një vajzë e infiltruar e emisionit ka mundur të hyjë në këtë rrjet përmes Instagramit.

“Stop” ka arritur të sjellë me zë dhe figurë, sesi është e organizuar shitja e trupit, sa para kushton ky shërbim dhe si ndahen këto para, mes punëtoreve të seksit dhe tutorëve, që i mbrojnë dhe i sigurojnë klientët. Vajza ka lënë takim me tutorin pas bisedave në Instagram.

TAKIMI I PARË I VAJZËS ME TUTORIN:

Tutori: Ça bëre? Si je?

Vajza: Si je?

Tutori: Mirë?

Vajza- Si dukesh?

Tutori: Si je ti?

Vajza: Mirë! Si kalon ti?

Tutori: Lodh? Mërzit?

Vajza: Si, se s’të dëgjova?

Tutori: Lodh? Mërzit?

Vajza: Jo, mo shtyhemi nga pak.

Tutori: Për Zotin s’e di. Me kë ke fol ti?

Vajza: Shiko! Un kam folur në Instagram. Më kupton?

Tutori: Po!

Vajza: Edheeee domethënë, mora numrin, se kishit nxjerrë njoftimin ju dhe i shkruaj në Whatsupp.

Tutori: Ti e di për çfarë bëhet fjalë?

Vajza: Tashi disi e di, por që tamam-tamam…

Tutori: Ku jeton ti?

Vajza: Unë jetoj në “Don Bosko”.

Tutori: “Don bosko”?

Vajza: Po!

Tutori: Preokupime familjare ke?

Vajza: Jo, jam vetëm.

Tutori: Je vetëm, apo me familje, apo..?

Vajza:Jo jam me goca, jam me goca.

Tutori: Kur mund të takohena më qartë, se as unë s’kam kohë sot? Folim më nga afër?

Vajza: S’e di!

Tutori: Nesër ke kohë?

Vajza: Nesër, unë gjatë gjithë kohës, e lirë jam s’është, se kam noi gjë.

Tutori: Ti s’je as në shkollë, as në punë?

Vajza: Jo, jo!

Tutori: Në rregull! Pa merak, të shkruaj unë nga numri im!

Vajza: Tashi mua më thanë për kartën, po mua karta më ka humbur, e kupton? Dhe e kam bërë denoncimin.

Tutori: Jo, ajo është për të verifiku, që je femër. A më kupton?

Vajza: Hë, hë!

Tutori: S’e sa shkruajnë aty…

Vajza: E kuptoj, e kuptoj.

Tutori: E kshu.., gjithsesi, ne do flasim nga nesër më afër.

Vajza: Ok!

Tutori: Të sqaroj, si është puna, për çfarë bëhet fjalë, për çdo gjë.

Vajza: Hë, hë..

Tutori: Unë jam ai. (qesh)

Vajza: E kuptoj, e kuptoj e kuptoj.

Tutori: Po!

Vajza: Po mirë pra. Në rregull!

Tutori: Ti ke fol me menaxheren?

Vajza: Hë, hë…

Tutori: Domethënë, kshu më tha mu, goca të tjera e kshu,- tha.

Vajza: Hë, hë.

Tutori: Se me mu s’ke fol gjë ti, prandaj.

Vajza: E s’e di unë, atë numër gjeta në instagram, aty kam shkruajtur. Më kupton?

Tutori: Pa merak gjithsesi, kjo, ai është numri jot i telefonit?

Vajza: Po, po!

Tutori: Sa vjeçe je ti?

Vajza: 19!

Tutori: Edhe 100! Në rregull!

Vajza: Rrofsh!

Tutori: Emrin si e ke?

Vajza– xxx!

Tutori- xxx! E gëzofsh! Unë jam xxx!

Vajza– Gëzohem! E gëzofsh edhe ti!

Tutori- Mirë pra! Deri nga.., gjithsesi ne po flasim nesër.

Në takimin e dytë, vajza e infiltruar e Stop e pyet tutorin për policinë. Ky i fundit e siguron që të mos shqetësohet dhe as të ketë frikë pasi këtë punë e bën prej 10 vitesh dhe pjesa e sigurisë është një çështje tashmë e zgjidhur.

Tutori- Ça bëre?

Vajza- Si je?

Tutori- U lodhe?

Vajza- Mirë!

Tutori– Ku ulna, të pim nai kafe?

Vajza- Tashi, që të futemi në muhabet tamam…

Tutori- Futu direkt në muhabet!

Vajza- Më shpjego, ça bëhet si bëhet, se si ku, nga se.., nuk është se jam…

Tutori- Atëherë…!

Vajza- E fushës… Tani do t’i futem ksaj fush. E kupton? Kshuqë s’është, se…

Tutori– S’ke bërë asnjëherë domethënë, për qejf?

Vajza- Po, e kupton? Nuk është se kam qenë kostabël në dicka. Shiko se është, që do të…, e kupton?

Tutori- E kuptoj! Tani unë kam 10 vjet, që e bëj në Shqipëri këtë gjë. Për pjesën e sigurisë, për pjesën e problemeve, s’ka.

Vajza- Unë e kam ktu, domethënë frika ime më e madhe, është pjesa e policisë.

Tutori- Nuk ke, se atje ku të çoj unë, te hoteli, që të çoj unë, do njifesh.

Vajza– Mirë pra, mirë!

Tutori- Janë shokët e mi. A kupton, që janë…,e kanë hotelin.

Vajza– Po, larg qoftë, marrim pjesën, që mund të na kapi noi polici, noi gjë?

Tutori- S’kap asnji nga ato hotele.

Vajza- S’ka ndodh noiherë?

Tutori- Jo! Asnjëherë!

Vajza- Mirë pra, i qëndrojmë ksaj, që s’ka ndodhur shyqyr!

Tutori- Jo s’ka ndodhur për Zotin! Ti jo, unë kam 3 goca, unë kam pas më shumë, po…

Vajza Hë, hë…

Tutori- Kam pas edhe mosha 17.

Vajza- E kuptoj!

Tutori- Edhe kur s’është besnike, për Zotin mu s’më pëlqen ajo gjë! Më mirë më thuj, o xxx, e di, si është puna? Më lë kaq lekë, sesa…

Vajza- Po pra. domethënë për pjesën e lekëve, sa q.. ? Si është?

Tutori– Është gjys për gjys.

Vajza- Gjys për gjys, varet në orë?

Tutori– Po, në orë.

Vajza- Sa është ora?

Tutori- Tani, ti i bo të gjitha? Ca bën, ça s’bën?

Vajza- Domethënë, çdo gjë, që do kërkojë klienti duhet bërë?

Tutori– Tani, varet. Nëqoftëse i bën ti, është plus për ty, plus për mu.

Vajza- Hë, hë…

Tutori- Më mirë, se rritet çmimi! Nëqoftëse s’i bën, normalisht pagesa do jetë pak më e ulët.

Vajza- E kuptoj! Po kshu, vend qëndrimi për gocat, apo thjesht, kur gjen, ti i merr në telefon? Apo ka noi vend?

Tutori- Do vish, do vish me mu..!

Vajza- Ah, ah…

Tutori- Do vish me mu! Turnin e parë kam 2 gocat të tjera. Nëqoftëse, ti për shëmbull bie dakord që sot, mund të vish, që sot mbasdite me gocën tjetër! Në takimin e tretë, e infiltruara është në makinë me tutorin dhe një vajzë tjetër që punon si prostitutë. Kjo e fundit do të shkojë në takim me një klient. Në bisedat mes tyre, ajo mëson se çmimi është 50 Euro në orë. Për të mësuar më shumë rreth këtij aktiviteti ilegal, vajza e infiltruar e “Stop” pyet nëse klientët kërkojnë takime në grup, por prostituta e cila ndodhet në makinë thotë se i refuzojnë të tilla raste.

Vajza- Si je? Mirë?

Prostituta– Mirë!

P.S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.