25-04-2024

Pasuria më e madhe. Urimi i gjysh Sabri Fejzullahut për mbesën

Pak ditë më parë, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, u bënë prindër për herë të katërt. Bashkëshortja e këngëtarit solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ana.

Çifti i famshëm vendosi që ta prezantonte të voglën që në momentin e lindjes. Ata morën shumë komente dashamirëse për familjen e bukur që kanë krijuar dhe i uruan Anës jetë të gjatë.

Por së fundmi Ariana ka postuar për herë të parë portretin e plotë familjar me anëtaren më të re të saj. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ajo ka treguar se është mirënjohëse për pasurinë e madhe që i ka falur Zoti.

“Pasuria më e madhe që unë kam është familja ime”, shkruan bashkëshortja e Ermalit në postimin e saj, ku shfaqet me Ermalin dhe katër fëmijët.

Të njëjtën foto e ka publikuar edhe gjysh Sabriu në Instagram, ku shkruan:

“O Zot i madh sa të lumtur jemi Nera e unë me juve. Mirë se na erdhe në jetë o shpirti ynë Ana, qofsh e lumtur perjetë”./noa.al/

Asnjë koment

Comments are closed.