Çmimi i bukës në rritje

Nga 40 centë deri në 60 centë sillet çmimi i bukës në Kosovë, varësisht nga furra që e prodhon dhe qyteti.

Deri në fillim të vitit, çmimi ka qenë 35 centë. Në atë kohë ka pësuar rritje vende-vende deri në 50 centë.

Por, ditëve të fundit, në disa furra të Gjilanit – qytet në lindje të Kosovës – çmimi i një buke që peshon mbi 500 gramë, është rritur nga 50 në 60 centë./REL

Lexo edhe:

Kritika rreth gjendjes në arsimin e Prizrenit