06-05-2024

Çmimi i naftës bie në bursë për 6%, por jo edhe në Kosovë!

Çmimi i naftës në Kosovë nuk ka rënë, ani pse bursa ka pësuar ulje me rreth 6%. Një litër naftë po blihet në pikat e karburanteve me 1.58 euro.

Ky çmim ka tre ditë që po sillet në treg dhe nuk po ndryshon pavarësisht ndryshimit të bursës.

Lexo edhe:

Asnjë i akuzuar për djegien e Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 23 vjet më parë

 

Bursa e nisi javën me trend në rënie, por qytetarët do të vazhdojnë të blejnë shtrenjtë, duke iu nënshtruar çmimit të “transparencës”.

Qytetarët po ankohen për ngritjen e çmimeve të derivateve në tregun kosovar.

Shumica e qytetarëve thonë se Kosova është e para që rrit çmimin e naftës dhe e fundit që e zbret në treg./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.