27-04-2024

Çuni kërkon nga Haskuka “ të mos zgërdhihet”

Kuvendari i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Shukri Çuni ka ndërhyrë duke i thënë kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, të mos zgërdhihet, derisa ai po qeshte, Kjo ka ndodhur derisa Haskuka në një farë formë ironizoi me konkursin për drejtor të shkollave të shpallura nga qeverisja e kaluar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme, në KK ka pasur një debat të nxehtë rreth konkursit të rishpallur  për drejtorë të shkollave nga ana e komunës, në të cilën fillimisht kuvendarët e opozitës kanë kritikuar Haskukën dhe drejtorin e Arsimit, Skënder Susurin për anulimin e më pas rishpalljen e konkursit.

Derisa Haskuka i është përgjigjur pyetjeve të bëra, ka thënë se konkursi ishte publik, e jo sikur më parë, kur nuk ka pasur informacione, kjo ka nxitur reagimin e asamblistëve të PDK-së, të cilët nga vendi  e kanë kundërshtuar atë, derisa ai qeshte.

Në këtë kontekst Çuni ia kujtoi, Haskukës një fjalim të kryetarit të partisë së tij Albin Kurti, i cili në Kuvendin e Kosovës më parë kishte thënë, “mos u zgërdhi”.

Pas kësaj, Çunit i është ndërprerë fjala, ndërsa ai ka vazhduar të flet bashkë me disa kolegë të partisë së tij. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.