19-04-2024

Custin: Grenelli pret vazhdimin e dialogut menjëherë pas krijimit të qeverisë në Kosovë

Richard Grenelli do të mbetet i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, pas lajmit se ai do të tërhiqet nga pozita e ambasadorit të SHBA-së në Berlin, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Dick Custin.

“Ai pret që dialogu të vazhdojë sa më parë, posa që të finalizohet krijimi i Qeverisë në Kosovë”, ka thënë Custin, për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug. Ai është pyetur nëse vendimi për tërheqje nga pozita e ambasadorit do të ketë ndikim në rolin e tij si i dërguar për dialogun dhe se kur pritet hapi i parë drejt dialogut.

Mediet gjermane të dielen kanë raportuar se Grenelli do të tërhiqet nga pozita e ambasadorit amerikan në Gjermani brenda disa javësh, transmeton KOHA.

Sipas informatave të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, 53-vjeçari do të tërhiqet shumë kohë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor. Robin Quinville, që ka qenë zëvendëse e Grenellit, pritet të marrë përsipër detyrat e tij.

 

Asnjë koment

Comments are closed.