02-05-2024

Veshjet hasjane në pullë postare (FOTO)

Filatelia e PK PTK, kohë më parë ka lëshuar në në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Elementet e veshjes të regjionit të Hasit”.

Përmes katër pullave postare dhe bllokut filatelik është synuar prezantimi i një segmenti nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale, duke përfshirë pasqyrimin edhe të historisë e zhvillimit ekonomik e kulturor të një vendi.

Republika e Kosovës, në përgjithësi ofron veçori artistike në veshjet popullore. Kësaj radhe fokusi ka qenë në veshjen popullore të Hasit dhe veçanërisht në veshjen e grave me të gjitha karakteristikat e saj, e cila dallohet p‎ër nga laramania e ngjyrave, teknika e endjes, ornamentika e q‎ëndisjeve t‎ë bëra t‎ër‎ësisht me vek dhe me dor‎ë.

Përmes këtij emisioni Filatelia e PK PTK sh. a. jep kontributin vetë në lëmin e ruajtjes dhe kultivimin e traditës, e cila padyshim paraqet trashëgimi të çmuar për brezat e rinj.

Asnjë koment

Comments are closed.