Dakaj pretendon se argumenton edhe për dy raste tjera të cilat sipas tij Frashër Krasniqi ka shpifur, është fjala për “Ndërtimin e shtratit të lumbardhit” në qytetin e Prizrenit dhe “Ndërtimi i Pishinës Olimpike” në Prizren.
Dakaj në padi kërkon dëmshpërblim me vlerë 50 mijë euro. Mjete këto të cilat do të shkojnë si donacion humanitar për trajtimin e personave me çrregullime psiqike.