12-12-2024

Dalin pamjet kur terroristët largohen nga Manastri i Banjskës dhe ikin malit

Terroristëve pasi u dështoi plani u detyruan t’i lënë automjetet e tyre dhe të ikin maleve nga Manastiri i Banjskës, disa orë pasi sulmuan Policinë e Kosovës.

Pamjet teksa ata po ikin janë regjistruar ditën e djeshme, kur terroristët fillimisht sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, e më pas situata u vu nën kontroll shumë shpejt nga Policia e Kosovës që rezultoi me vrasjen e të paktën 4 sulmuesve,  arrestimin e disa sulmuesve dhe kapjen e një sasie të madhe të armatimit profesional.

Pamjet janë publikuar nga Klan Kosova:

Video:

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një deklaratë për mediat tha se brenda makinave të sulmuesve serbë janë gjetur harta e plane që tregojnë organizimin e mirëmenduar të terroristëve.

“Në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizmin e gjatë dhe të mirëmenduara. Kemi të bëjmë me organizmin terrorist të urdhëruar direkt nga Beogradi”, tha ndër të tjera ministri.

Asnjë koment

Comments are closed.