24-11-2024

Dalin pamjet nga aksidenti në Drenas

Sonte rreth orës 20:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në fshatin Poklek të Drenasit. Për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Për këtë aksident detaje për Gazetën Express ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”.

Video:

Asnjë koment

Comments are closed.