03-12-2024

Daut Haradinaj i thotë Rexhep Selimit: Mos hyn fell bre Rexhë

Deputetit të AAK’së, Daut Haradinajt duket se nuk i kanë pëlqyer ato që deputeti i VV’së, Rexhep Selimi i tha sonte në emisionin Pressing në T7. Madje përgjatë emisionit Haradinaj i ka bërë pyetje Selimit, e ky i fundit i është përgjigjur live

Haradinaj ka shkruar një status në Facebook duke i thënë Selimit të mos hyjë thellë, sepse e ka pasur mik të mirë.

“Mos hyn fell’ bre Rexhë! T’kam pasë mik të mirë”, ka shkruar Haradinaj.

E ky reagim i Haradinajt vjen pas deklaratave që Selimi i tha në Pressing, ku ndër të tjera tha se nuk po e kupton më Kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn.

Selimi i është përgjigjur Ramush Haradinajt, i cili të hënën tha në Pressing se Selimi ka “knu” në Gjykatën Speciale, duke aluduar se ai ka qenë dëshmitar në dhomat e Specializuara në Hagë.

Selimi i ka mohuar këto akuza kategorikisht duke thënë se po i bën përshtypje se si Ramush Haradinaj po e këndon këngën e së cilës është autor Hashim Thaçi.

“E kam dëgjuar dhe nuk e kam pritur mirë. Nuk është hera e parë që e kam dëgju. Unë dua të them se Ramushi e di që nuk është ashtu. E di që është rrenë dhe e di burimin e kësaj rene. Po më bën përshtypje pse Ramushi po e knon atë këngë kur e di prej nga vjen. Autori i këngës është Hashim Thaçi, dhe nuk e kuptoj pse Ramushi e ndjek atë”, është shprehur Selimi.

Ndërkaq përgjatë emisionit është inkuadruar edhe Daut Haradinaj i cili e ka pyetur Selimin se se çfarë krimi mendon se ka fshehur Ramush Haradinaj kur ka zgjedhur të mbrohet në heshtje në Gjykatën Speciale.

“Kapja e fjalës për bishti nuk e nderon as atë që e thotë as atë që e dëgjon. Kurrë nuk mendoj se Haradinaj ka bërë krime, e as që nesër mund të ketë fakte kundër tij. Nëse është në dorën tuaj të kapeni për fjalën kapuni atëherë, kurrë s’kam menduar se ai ka pasur të fsheh diçka, kurrë nuk kam menduar se ai duhet të fshehë diçka”, i është përgjigjur thënë Selimi Haradinajt.

Po ashtu Daut Haradinaj e ka pyetur Selimin se a i ka sugjeruar ai Sylejman Selimit që të mbrohet në heshtje në Hagë.

“Sylejman Selimi e ka dëgjuar fjalën e avokatit të tij. E kam vëlla, kërkush nuk mundet me hy në mes meje dhe Sylejman Selimit, e kam dëgjuar fjalën e avokatit të tij dhe e kam respektuar”, është shprehur Selimi./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.