02-12-2024

Djemtë prijnë nga të porsalindurit në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë meshkujt prijnë, pasi tetë nga të porsalindurit janë djem.

Referuar shënimeve nga spitali, numri i djemve ka qenë më i madh në krahasim me vajzat edhe gjatë periudhës së fundit dyjavore. Nga 138 të porsalindurit  77 kanë qenë meshkuj, ndërsa 61 vajza./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.