Defekt në tuba, disa pjesë të Prizrenit pa ujë

Kompania “Hidroregjioni Jugor“ në PRIZREN ka njoftuar se sot, me datën 28.04.2020 në rrugën “Tirana” tek hyrja e Progresit ka plasaritje të gypit transportues  fi 350 mm azbestcimento. Si pasojë e kësaj  pa furnizim me ujë do të jenë këto zona:

Lagjja Bajram Curri
Lagjja Jeta e Re
Lagjja Arbana
Një pjesë e rrugës Nashecit
Pjesa e poshtme e Lagjes Ortakoll

Në njoftim, thuhet se Punëtorët e Kompanisë janë duke punuar dhe me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e KRU Hidroregjioni Jugor SHA