26-04-2024

Prizren: Vjedh një veturë, arrestohet i dyshimti

Ka shfrytëzuar rastin t’ia vjedh veturën një personi, derisa kishte hyrë në market në Prizren, por pas disa ore, hajduti ka rënë në duart e policisë bashkë me veturën.

Në komunikatën e policisë në Prizren, thuhet se me datën 27 prill 2020, rreth orës 14:55 min., në rrugën “Reshat Karjagdiu” në Prizren, është vjedhur automjeti “Audi A4”, ngjyrë hiri me targa vendore, raporton Gazeta e Prizrenit.

Automjeti ishte vjedhur përderisa viktima ishte duke u shërbyer në një market dhe në bazë të informacioneve i dyshimti kishte ikur në drejtim të panjohur.

“Sapo policia kishin pranuar informacionin, njësitë hetuese policore janë venë në ndjekje të lëvizjes së automjetit dhe pas disa orë kërkimi, automjeti dhe personi i dyshimtë janë gjetur në rrugën “Transiti i ri” në Prizren”, thuhet në komunikatë.

I dyshimti  F. B i lindur në vitin 1985, i cili kishte arritur të kryej vjedhjen e automjetit është arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren.

Automjeti i vjedhur i është kthyer pronarit në gjendje të rregullt.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti vazhdon të procedohet në mënyrë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.