Defekti në gypin në rrugën “Tirana” të Prizrenit, Ujësjellësi do të shpërndajë ujë me autocisternë në disa pjesë
Njoftimi nga “Hidroregjioni Jugor” në Prizren:
Më datë 03.08.2024, rreth orës 06:00, jemi informuar nga një konsumator për një rrjedhje të ujit në gypin furnizues Ø 350mm në rrugën Tirana.
Menjëherë pas pranimit të njoftimit, ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vendndodhjen e defektit. Si pasojë e këtij defekti është ndalur furnizimi me ujë për një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Prizrenit, konkretisht lagjet Bajram Curri, Jeta e Re, Arbana (pjesërisht), fshatrat Vlashje dhe Landovic, dhe pjesërisht disa rrugë dytësore.
Gjatë ndërhyrjes, është gropuar vendndodhja e defektit dhe është konstatuar se ky defekt ndodhet poshtë bazamentit të një objekti komercial. Pas shumë përpjekjeve për sanimin e defektit, jemi përballur me vështirësi në sigurimin e vendit të punës, ku rrezikohet shembja e objektit, e cila mund të ketë pasoja fatale. Menjëherë kemi informuar ekipet e emergjencave dhe inspektoratin komunal, të cilët, pas verifikimit të vendit dhe situatës, na kanë urdhëruar zyrtarisht që të ndërpriten punimet për shkaqe sigurie.
Me qëllim të rikthimit të furnizimit normal për konsumatorët e prekur nga kjo situatë, jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për dislokimin e përkohshëm të gypit furnizues Ø 350mm. Deri në përfundimin e këtij dislokimi, kemi angazhuar që menjëherë të fillojë shpërndarja e ujit me autocisternë, thuhet në postimin e Hidroregjionit Jugor në Prizren.
Lexo edhe: