Deklarata e Remzie Osmanit bëhet virale në TikTok (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani së fundmi është bërë virale në rrjetin më të madh social TikTok. Ajo përmes një deklaratë të dhënë për “Mirage” ka treguar se si kolegia e saj Mihrije Braha nuk e ka ftuar në fejesën e djalit të saj, Platorit.

“Nuk më ka ftuar sepse e ka fejuar, nuk e di pse nuk më ka ftu, shpresoj se në dasmë më fton se në dasmën e djalit e kom ftu”, ishte kjo deklarata e Remzie Osmanit e cila u bë virale në TikTok dhe tashmë po përdoret nga mijëra adhurues të Tiktokut.