19-09-2024

Del jashtë kontrollit vatra e zjarrit në Shëngjin, evakuohen banorët – intervenon edhe helikopteri

Vatra e zjarrit në fshatin Mal të Shëngjinit në Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, ndërkohë po punohet me evakuimin e banorëve.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, zjarri është favorizuar nga era e fuqishme duke e bërë të pamundur kontrollin e flakëve, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.

“Vatra e zjarrit në fshatin Mal – Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, kjo e favorizuar nga era e fuqishme.

Mjetet janë 3 bashkia Lezhë, 1 bashkia Mirditë, 2 FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se me gjithë praninë e forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.

“Në këto kushte kërkojmë gjykimin dhe mbështetjen me helikopter për të shpëtuar bizneset.

Helikopteri ka ardhur shume herët rreth orës 07:00”, theksohet në njoftim.

Lexo edhe:

Në Prizren fillojnë redukimet e ujit të pijes

Asnjë koment

Comments are closed.