19-05-2024

Dëmtohet ulësja e vendosur në Kejin e Lumbardhit, reagon OJQ “Ec ma ndryshe”

Persona të pandërgjegjshëm kanë hedhur në Kej ulësen e vendosur në rrugën “Vatra Shqiptare” nga nxënësit e Shkollës së Aktivizmit të organizuar nga EC.

Kjo ulëse është vendosur aty me qëllim të potencojë problemin e parkimit të automjeteve në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore duke kufizuar qytetarët në lëvizje dhe dëmtuar rëndë imazhin e qytetit dhe objekteve të trashëgimisë kulturore.

Lusim qytetarët që të njoftojnë organet e rendit në rast se identifikojnë personat që kryejnë vepra të tilla që i shkaktojnë dëm qytetit dhe komunitetit, thuhet në reagimin e OJQ ” Ec ma ndryshe”./tvprizreni.info/

 

Asnjë koment

Comments are closed.