Dënim me burg për prizrenasin, i shkaktoi lëndime trupore nënës së tij

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit  Gj.B., për shkak se:

ËSHTË FAJTOR

–  Në maj të vitit 2018, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i akuzuari Gj.B., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës – nënës së tij (viktimë e ndjeshme), në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake, pasi që i pandehuri fjaloset me motrat e tij, e dëmtuara – nëna e të pandehurit ndërhyn me qëllim të qetësimit të situatës, atëherë e dëmtuara sulmohet fizikisht nga i akuzuari GJ.B., me të cilat veprime të dëmtuarës i shkaktohen lëndime trupore të konstatuara me ekspertizë mjeko ligjore,

Me këtë ka kryer veprën lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par. 1 nën par. 3.1 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarin e GJYKON:

  • Dënim me BURGIM në  kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajsh

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.