Bie në prangat e Policisë një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në fshatin Gurrakoc të Istogut, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i të dyshuarit J.C., erdhi pas hetimeve të Njësisë për Hetimin e Krimeve të luftës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, që janë duke u zhvilluar që disa muaj, për krimet e kryera nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.

I dyshuari që u ndalua nga Policia është dërguar në stacion policor, ku me urdhër të Prokurorit është nxjerrë aktvendim për ndalimin prej 48 orësh.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.