Dënim me kusht për policët kufitar në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  I.Z. F.B., B.H. , I.I., G.B. nga Prizreni, Zyrtar Policor pranë Policisë Kufitare në Vërmicë, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer  veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

I akuzuari me iniciale I.Z. nga Prizreni, në mungesë të provave është shpallur i pafajshëm

Të akuzuarit e tjerë me iniciale I.I. nga fshati Bordosan- Komuna e Dragashi, F.B.; B.H. ; dhe G.B. nga Prizreni, gjykata i ka shpallur fajtor dhe janë dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 4 (katër) muajve i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej 1(një) viti.

Gjykata i ka gjetur fajtor, pasi me datën 05.04.2015, rrethe orës 21.35 minuta në pikën kufitare, në fshatin Vërmicë, Komuna e Prizrenit, në bashkëveprim si persona zyrtarë duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tyre, i keqtrajtojnë, i frikësojnë, ose i fyen rëndë dinjitetin e personave tjerë.