26-04-2024

Në Ditën e Çlirimit, Suhareka ndanë mirënjohje

Në Akademinë solemne me rastin e Ditës së Çlirimit – 13 qershorit, ku u ndanë çmime dhe mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë historisë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ndër të tjera tha se 13 Qershori do të mbahet mend gjithmonë.

 

“Jehona e kësaj date është në hapat e dëshmorëve, është momenti i heronjve, sakrifica e popullit që dha gjithçka”, ka thënë ai.

 

Një fjalë rasti mbajti edhe Ministrja e Ambientit dhe Mjedisit, Albena Reshitaj, ndërsa në emër të Shtabit të “Brigadës 123” ka përshëndetur Enver Rrustemi, kurse në emër të Bashkisë së Kavajës, prej nga ka ardhur Luftar Kavaja- Indrit Cara, ka fol nënkryetari i Bashkisë, Dorian Xhuzi.

 

Më pas janë ndarë dhe çmimet e mirënjohjet për më të merituarit. Mirënjohja “Ëmblema e Artë” iu nda Jetullah S.Kuçit ( postmortum), ndërsa ajo “Skënderbeu”  Naser Avdyl Bytyçit nga Suhareka dhe ish veprimtarit për çështje kombëtare Qazim Ramë Bllaca nga fshati Bllacë.

 

Mirënjohja “13 Qershori” i ndahet këtyre të nominuarëve (postmortum): Banush Vrella nga fshati Qadrak, Osman Cikaqi nga fshjati Doberdelan, Bardhyl Gega nga fshati Studenqan,  Xhezair Maloku nga fshati Dubravë, pastaj Rexhë Buzhala nga fshati Budakovë, Rrahman Hamzaj nga fshati Gjinoc, Ali Hoxha nga fshati Budakovë, Milit Gashi nga fshati Studenqan, Milazim Sopa nga fshati Neperbisht, Sami Salih Kuçi nga Suhareka, Shaban Brahim Gashi nga fshati Savrovë, Miftar Hamit Guraziu nga fshati Bllacë, Xhevdet Berisha nga Suhareka, Shemsedin Sadik Gega nga fsahti Studenqan, Nuhi Veselaj nga fshati Reqan, Halil Ajet Krasniqi nga fshati Maqitev, Muharrem Nebi Kuçi nga Suhareka, Osman Sylejman Voci nga fshati Samadraxhë dhe Njësia Speciale e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së Kompania-II në Budakovë.

Asnjë koment

Comments are closed.