Siç njofton gjykata, vrasja ka ndodhur në tregun e gjelbër të Mitrovicës, ku viktima dhe i akuzuari fillimisht janë fjalosur për rritjen e fidanit të fikut, e më pas fjalosja ka kaluar në konflikt fizik.
“Më datë 17.04.2021, rreth orës 12:40 minuta në Mitrovicë, në rrugën ‘Adem Voca’ në brendi të tregut të gjelbër, me dashje e ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut, vjen deri te konflikti fizik, ku së pari tani i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me c`rast i pandehuri nxjerrë revolen nga brezi të markës ‘XDM’ me nr. serik 019-04, prodhim kroat, dhe shtënë në viktimën duke e goditur në pjesën e përparme të trupit nën harkun brinjor, me c`rast predha kalon nëpër indet të buta të kavitetit abdominal, shqyerjes së mushkërisë së majtë e duke shkaktuar gjakderdhje masive në hapësirën e lirë të anës së majtë të kafazit të kraharorit, si pasojë e të cilave vdes”.
“Të shtënat goditin edhe të dëmtuarin L.F., dhe i shkaktojnë plagë në regjionin e veshkës së majtë si dhe kalimtarin e rastit A.A., në regjionin e përparmë anësor të kofshës së majtë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore”, ka thënë Gjykata në arsyetim të vendimit.
Me këtë akt, Gjykata tha se Sh.A. ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.
“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit SH.A., e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vitesh (ndaj të akuzuarit është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit)”, njoftoi Gjykata Themelore në Prizren.
Lënda me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), më 19 nëntor 2022, është transferuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në Gjykatën Themelore në Prizren.