Dënohet me 700 euro dhe konfiskim të mallit, tregtari nga Mamusha që shmangu pagesën e doganës
Departamenti i Përgjithshëm Penal në kuadë të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale S.M. nga Mamusha për shkak se ka kryer veprën penale shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Për këtë gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 muajsh, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 700 euro, si dhe dënimin plotësues marrjen-konfiskimin e 39.712 litra vaj hidraulik, pastaj të 1.155 litra vaj dhe 7.990 poqa elektrik 100 vv si objekt i veprës penale.
Në arsyetimin e dhënë të Gjykatës, thuhet se me datën 04.05.11.2013, në Mamushë, me qëllim që vetës apo personit tjetër t’i mundësoj shmangie nga pagesa e tarifave tatimore,doganore apo tarifave tjera ose detyrimeve doganore që paguhen me rastin e importimit apo eksportimit të mallrave, në atë mënyrë që gjatë kontrollit që është bërë në objektet e firmës “Behar Ticaret” në Mamush, nga njësia e hetuesisë së doganave të Kosovës, është vërejtur që i pandehuri shmang nga pagesat e tarifave doganore 39.712 litra vaj hidraulik, 1.155 litra vaj dhe 7.990 poqa elektrik 100 vv duke i shkaktuar doganës së Kosovës dëm në vlerë prej 24.304.76 euro.