03-05-2024

Denoncohet Totaj i PDK-së, punësoi djalin në ndërmarrjen ku aksionare është Komuna

Asambleistja në Kuvendin Komunal Prizren nga radhët e VV-së , Dafina Alishani ka denoncuar publikisht kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj se ka punësuar djalin në ndërmarrjën ku Komuna është aksionare.

Sipas saj Adonis Totaj, djali i kryetarit është punësuar në Ekoregjion. Në këtë ndërmarrje Komuna është aksonare më 60%.

“Djali i kryetarit të Komunës së Prizrenit punësohet në Ekoregjion. Komuna e Prizrenit është 60% aksionar në këtë ndërmarrje publike! Talent i vërtetë”, ka shkruar asamblistja e VV-së.

Ajo ka publikuar edhe dokumentin në të cilin thuhet se në K.R.M Ekoregjion Komisioni ka vendosur ta punësoj, Adonis Totajn i cili i kryeson listë me 70 pikë. Ai është punësuar si Kordinator i Kujdesit ndaj Klientëve.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren po ashtu më 12 shtator ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj dhe vartësve të tij në Komunë.

Sipas komunikatës për media thuhet se kallëzimi penal është bazuar mbi zgjedhjen e drejtorëve “partiak” në shkolla dhe në kundërshtim me ligjin.

Asnjë koment

Comments are closed.