23-11-2024

Deputetët takojnë qytetarët e Gjakovës

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, sot mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Gjakovës.

Takimi mbahet në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë dhe fillon në orën 14:00.

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Gjakovës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Mimoza Kusari – Lila, Hajdar Beqa, Arbërie Nagavci, Driton Çaushi, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala dhe Veton Berisha.

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.