Deputeti Berisha: Listës serbe t’i ndalohet fushëveprimi politik, Kosova nuk është objekt eksperimental

Deputeti prizrenas Zafir Berisha nëpërmes një postimi në ‘facebook’ ka kërkuar që  Listës serbe t’i ndalohet fushëveprimi politik në Kosovë nëse japin dorëheqje pas zgjedheve të mbajtura në veri

“Nga zgjedhjet që u organizaun në veri të vendit, sipas paralajmrimeve, kryetarët e rinj pritet të dorëhiqen menjëherë pasi ta marrin zyrtarisht detyrën!!! Presidenti, KQZ por edhe organet tjera institucionale, duhet të jen të gatshëm që nëse loja e Listës Serbe për të injoruar, tallur dhe sabotuar shtetin e Kosovë vazhdon, atëher duhet t’i ndalohet fushëveprimi k’ti subjekti politik dhe të mos lejohet të merr pjes në zgjedhje…
Boll më, Kosova nuk është objekt eksperimental as edhe objekt talljesh”, ka shkruar Berisha. /GazetaePrizrenit.net