Deputeti Blerim Kuçi ftohet nga Specialja
Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi është i ftuari i radhës nga Gjykata Sepciale, ka konfirmuar ai përmes një komunikate për media. Ai do të paraqitet në Gjykatë më mars, transmeton Koha.net.
“Sot kam marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, me datë 12 Mars 2019. Natyrisht se unë do ta përmbush obligimin tim dhe do t’i përgjigjem kësaj urdhërese”, ka thënë Kuçi.
Kuçi ka shtuar se, “është e sata herë që në këtë mënyrë sfidohen ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe bëhen përpjekje maksimale që të barazohet lufta jonë për liri me krimet më makabre që Serbia e ka bërë në Kosovë. Unë jam i bindur se edhe kjo përpjekje, si të gjitha të tjerat deri me tash, do të dështojë. Për momentin krejt çfarë di e kam për të deklaruar për opinionin publik, është kaq sa thash më sipër”.
Ai ka kërkuar mirëkuptimin e mediave që “deri në një zhvillim të ri, të më kursejnë nga kërkesat për informata të tjera”.