29-04-2024

Deputeti i VV-së: Të hënën do të kemi qeveri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur i bindur se të hënën do të votohet dhe do të ketë qeveri të Kosovës.

Kështu ka deklaruar ai në diskutimin publik “Kuvendi në sytë e të rinjve: Sfidat që duhet të adresohen nga legjislatura e VII-të”, organizuar nga KDI, deputetët e partive politike kanë treguar se çka do të kenë fokus gjatë kësaj legjislature.

Abrashi tha se beson që deri të hënën kur do të votohet për qeverinë do të arrihet një marrëveshje me LDK-në.

“Besoj qe do të ketë marrëveshje, në fillim kemi menduar se kjo është çështje e kryer. Gjate rrugës dolën disa komplikime. E dimë që kjo çështje u stërzgjat shumë, mirëpo më mirë le të zgjatet dhe të bëhet mirë. Le të jetë një marrëveshje që shter deri në detajin e fundit, që në momentin kur të fillon punën qeveria të mos dalin probleme të tjera”, tha ai.

I pyetur se a do të ketë një kryeministër të hënën ai tha se po.

Asnjë koment

Comments are closed.