20-09-2024

Derrat e egër ia dëmtuan misrin, llapjani i gjuan me kallash- intervenon policia

Është arrestuar një person në Dumnicë e Poshtme të Podujevës pasi që ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër, të cilët ia kishin dëmtuar misrin.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja si edhe një armë AK-47 së bashku me një karikator.

Asnjë koment

Comments are closed.