02-12-2024

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj inspektorit të ndërtimit në Prizren

Ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, N. M, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Shkak për mos mbajtjen e seancës së paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte mungesa e të akuzuarit Musliu, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësi i rastit Xheladin Osmani tha se i akuzuari nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.I njëjti bëri të ditur se për sigurimin e prezencës së M. në seancën e radhës, do të lëshoj urdhëresë për sjellje me dhunë, Stacionit Policor “Alfa” në Prizren.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua të mbahet më 26 korrik 2019, në ora 09:30.Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 19 prill 2019, i pandehuri N. M. akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.Ai akuzohet se në periudhën kohore 2016-201ë në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të 8 të kompleksit ndërtimor “Kastrati Comerc”, me pronar Nazmi Kastrati, i cili kishte leje ndërtimi për P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje në lagjen “Jeta e Re”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, ka mundësuar ndërtimin e tre kateve pa leje të firmës “Coneng”, me pronar Skender Vata, e që kishte leje për dy kate P+B+2 .Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, N. M. akuzohet edhe në një rast tjetër për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ku në seancën fillestare të mbajtur më 26 prill 2019, ai ishte deklaruar i pafajshëm /Betimipërdrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.