29-05-2026

Dështon Liria, humb barazhin ndaj Dinamos – mbetet në Ligën e Parë

Liria ka humbur sot në ndeshjen e parë të barazhit në Klinë nga Dinamo me rezultat 2:0, raporton Gazeta e Prizrenit.

Liria, tashmë edhe për një vit tjetër, do të garojë në Ligën e Parë apo kategorinë e dytë.

Pas ndeshjes, trajneri Ismet Munishi hodhi akuza për probleme të brendshme dhe organizative në klub.

Derisa faqja zyrtare njoftonte gjatë gjithë kohës për zhvillimet e ndeshjes, si dhe për përfundimin e pjesës së parë, ajo tani duket se ka rënë në një gjumë të thellë.

Madje, edhe në profilin e saj në Facebook ka mbetur i afishuar vetëm rezultati i pjesës së parë, ndërsa deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

Heshtje e çuditshme pas një humbjeje që vulosi edhe një sezon tjetër të Lirisë në Ligën e Parë. / Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.