Detaje për arrestimet e sotme: 14 prej tyre zyrtarë të ministrisë së Bujqësisë, kjo është vlera e dëmit

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për arrestimet e sotme në rastin “Subvencioni”.

Përmes një konference për media prokurori i çështjes Rafet Halimi tha se operacioni është zhvilluar në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, gjilan dhe Istog.

Ai po ashtu tregoi që numri i të arrestuarve gjatë ditës së sotme është 21.

Ai tha se shumica e të arrestuarve janë inspektorë të cilët kanë vepruar duke hartuar raporte të rrjejshme.

Të njejtit dyshohen për marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim.

“14 prej tyre janë zyrtarë në kudër të Ministriaë dhe disa zyrtar nga Komunat e Kosovës. Shumica prej tyre janë drejtorë. Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale dhe ndaj tyre brenda 24 orëve do të paraqitet kërkesa për paraburgim”.

Prokurori ka njoftuar se aksioni është duke vazhduar edhe në këto momente dhe do të vazhdojë edhe më tej, teksa vlera e dëmit kalon mbi 1 milion euro./Indeksonline/