Detaje për personin e infektuar me Covid-19, që u hodh nga kati i katërt për vdekje
Një pacient me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit në Tiranë, duke i dhënë fund jetës.
Viktima është idientifikuar si Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit dhe ka dalë pozitiv me koronavirus rreth dy ditë më parë, ndërsa dje ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar.
Lexo edhe:
Vetëm fjalimet në Kuvendin e Prizrenit nuk e përmirësojnë gjendjen e rënduar në arsim
I ndjeri ka ndërmarrë aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike. H.M. i datelindjes 1955 nga Klosi ishte shtruar dje me pneumoni SARS Cov2.
Ndërkohë, ky është rasti i dytë brenda pak javësh, pasi kujtojmë se më 13 gusht, një i ri 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, duke ndërruar jetë.